Rreth Nesh

Rreth Euroglass
Euro Glass SH.P.K.
Euro Glass SH.P.K. është biznes që vepron në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ofruar montim, riparim si dhe shitje me shumicë e pakicë për të gjitha llojet e xhamave të automjeteve në treg.
Me pronar Enver Jetullahu, kompania është përfaqësuesja e vetme për Kosovë e markave më të njohura globale për xhama origjinal "Pilkington" dhe "Yess Glas".
Aktiviteti nisi në Fushë Kosovë më 25 maj 2002 me rreth 1000 marka gjermane kapital fillestar, një hapësirë 30 m², një punëtor dhe 20 xhama në stok. Me rritjen e kërkesës dhe ndërgjegjësimit për cilësi, baza e klientëve u zgjerua çdo vit.
Ideja për biznesin lindi në vitet 1998-1999, ndërsa në 2001 u hap kompania e parë në Kosovë e specializuar për riparim, montim dhe shitje të xhamave për të gjitha automjetet — shërbim që mungonte në vend.
Serioziteti në punë solli rritje të vazhdueshme, kërkesa më të mëdha dhe një objekt modern prej 1000 m² me staf të kualifikuar e të trajnuar ndërkombëtarisht. Ky rrugëtim i gjatë na mundësoi të marrim edhe përfaqësinë e gjigantit botëror Pilkington për Kosovë.
"Euro & Glass është mundësia e vetme ku gjeni cilësi dhe rehati."
Misioni, vizioni & vlerat
Misioni
- Të vetdijësojmë të gjithë në kualitet, cilësi dhe dukshmëri të xhamit.
- Të krijojmë vlera dhe të bëjmë ndryshime për më të mirën tuaj.
Vizioni
- Çdo herë në kërkim të më të mirës për ju, me ndryshime pozitive dhe kualitative.
- Lider për të gjitha llojet e xhamave të automjeteve në treg për cilësi dhe dukshmëri.
Sllogani
- T’i vetdijësojmë klientët tanë për xhama kualitativ që i posedon vetëm EuroGlass, ndikimin e tyre në dukshmëri dhe efikasitet për një vozitje të sigurt.
Burimet kryesore
- Xhamat e markës më të mirë në botë, Pilkington & Yess Glass
- Shitje dhe montim me standarde OEM
- Staf i kualifikuar dhe i trajnuar ndërkombëtarisht
Shërbime Euro Glass
Pilkington – standard global edhe në Kosovë
Pilkington është distributori më i madh i xhamave në botë për prodhuesit e makinave. Falë Auto Xhama "Euro Glass" SH.P.K., edhe vendi ynë gëzon të njëjtin standard cilësie dhe sigurie.
Shitjen e të gjitha llojeve të xhamave të automjeteve që ekzistojnë në treg.
Riparimin e të gjitha llojeve të xhamave nga ekipi ynë profesional.
Montimin e të gjitha llojeve të xhamave me standarde të garantuara.
Bashkëpunim me kompanitë kryesore të sigurimeve (lejo më shumë).
Telefononi për detaje

20K
Automjete të riparuara
35K
Klientë të kënaqur
350
Mekanikë ekspertë
25+
Çmime të fituara
Partnerët tanë
Kompanitë e Sigurimeve



